Delawie, deputetëve: Ratifikojeni demarkacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka porositur se kompromisi duhet të mbizotërojë mbi secilin proces në vend.

“Ashtu siç u zgjidh çështja e murit, ashtu duhet të vazhdohet me dialogun e aktualitetin politik në vend, me theks të veçantë, marrëdhëniet Kosovë – Serbi”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV’së.

Delawie ka bërë të ditur qëndrimin e ambasadës karshi procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke thënë se kufiri i shënuar nga komisioni është në përputhje me kufirin që ka ekzistuar qysh prej vitit 1974.

Ambasadori amerikan ka inkurajuar deputetët e zyrtarët qeveritarë që ta ratifikojnë marrëveshjen.

Delawie po ashtu ka ngritur shqetësimin për dhunën, siç ka thënë ai, politike, duke iu referuar përdorimit të gazit lotsjellës, koktejit të molotovit dhe hedhjes së gjërave në Kuvend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë