Berisha ua uron 9 vjetorin e pavarësisë

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Vehbi Berisha i ka uruar qytetarët me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ku është statusi i Berishës i publikuar në faqen e tij në facebook:

Të nderuar miq dhe bashkatdhetarë, me rastin e ditës së madhe të Pavarësisë së vendit tonë, kamë nderin dhe kënaqësinë e veçantë të ua uroj 9 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Tërë këto vite që lamë pas (pas shpalljes së Pavarësisë) shteti ynë u përball me probleme të shumta si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, ku shteti ynë akoma vazhdon të lëngoj nga korrupsioni endemik i cili po thuajse ka prekur çdo pore të institucioneve tona dhe për dike ende është perceptim, ku për çdo ditë nga papunësia e madhe kemi ikje të qytetareve jashtë vendit, me një arsim të vlerësuar ndërkombëtarisht si më të dobëtin në rajon (PISA), me një shëndetësi të ngulfatur prej problemeve të shumta, ku për çdo ditë sfidohemi nga fqinjët tanë në veri si dhe me shumë e shumë çka tjetër. Duke besuar në amanetin e dëshmorëve të cilët dhanë jetën tyre për lirinë e vendit si dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, e kemi borxh angazhimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e Kosovës sonë të dashur në çdo sferë të jetës. Zoti na ndihmoftë në forcimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë