Arrestohet një person në Nekovc, ishte i dënuar me 1 vit burg

Një person është arrestuar dje në mëngjes në Nekovc të Drenasit gjatë një aksioni të ndermarr nga Policia e Stacionit të Drenasit.
Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton DrenicaOnline.
Policia thotë se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej një viti./DrenicaOnline/
Like faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU