Shkurte Fejza ndër vite njihet si një zonjë dhe një bilbil i këngës popullore dhe burimore shqipe
Për të dhe për familjen e saj çdo herë është folur mirë, këtë vijë të saj e mbajnë ende edhe fëmijët e këngëtares në fjalë.
Mirëpo kur është fjala për fëmijët, e sidomos për atë që është e martuar, njerëzit i zgjon kureshtja të dinë se a ka ndonjë të re, ndonjë shtatzëni apo fëmijë!
Edhe për vajzën e këngëtares Fejza, Besianën, që tashmë të gjithë e dimë se është martuar, fansat e nënës së kësaj të fundit duan ta dinë se a po bëhet gjyshe këngëtarja e tyre e preferuar, shkruan Kosovarja.
Ende nuk është e konfirmuar nga çifti i ri e as nga familjarët e Besianës, mirëpo në disa foto që ajo i ka nda me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duket se Besiana ka shtuar peshë! Mos ndoshta ka diçka të re, e po e mbajnë fshehur se ende po iu duket heret? Si do që të jetë, e ardhmja do ta vërtetoj këtë supozim.


