Musliu i përgjigjet Salihajt: Edhe dega më e vogël e PDK-së, ka më shumë lidërship se secila parti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur deputetit nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj i cili ka thënë se Gjykata Speciale mund ta lërë pa lidership PDK.
Në një intervistë për Tribuna Channel, Musliu thotë se vetëm një degë më e vogla e PDK-së ka më shumë lidership se secila parti.
“Nuk kisha dashur t’i komentoj deklaratat e askujt, por e them vetëm një fjalë se një degë më e vogla e PDK-së ose një seksion më i vogël i Partisë Demokratike të Kosovës ka lidership më shumë se çdo parti tjetër në Kosovë, për këtë nuk e kemi fare problem. Por, për mendimin tim është shumë naive dhe hipokrite t’i gëzohet dikush Gjykatës Speciale ose arrestimit të komandantëve, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zgjedhje apo fushatë elektorale. Prandaj, sa i përket lidershipit të PDK-së ne nuk e kemi problem, sepse në çdo seksion kemi njerëz kompetent e të mos flasim për degë, nën degë e deri në qendër. PDK më së paku e ka problem lidershipin”, është shprehur Musliu.
Ajo gjithashtu foli edhe për mbajtjen e Ramush Haradinajt edhe më tej në Francë, e cila uroi në lirimin e tij sa më të shpejt./DrenicaOnline/