Komorani së shpejti me objekt të ri të QMF-së

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka paraparë që këtë vit të ndërtoj një objekt të ri që do të shërbej si Qendër e Mjekësisë Familjare në Komoran.

DrenicaOnline ka mësuar se për këtë projekt janë ndarë 100 mijë euro dhe se shumë shpejt do të nis procedura e shpalljes së tenderit.

Ende nuk ka informacione nëse objekti i ri do të jetë në vend të objektit që aktualisht ndodhet QMF-ja por e rëndësishme është që po punohet për përmirësimin e kushteve në sektorin e shëndetësisë./DrenicaOnline/

Bëje LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë