Kështu dukej Kadri Veseli në uniformë të UÇK-së (Video)
Ditën kur në Kuvendin e Kosovës diskutohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shumë pyesin ku ka qenë kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, gjatë luftës çlirimtare.
Një video e shpërndarë nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, nga varrimi i dëshmorit Milaim Beha në maj të vitit 1999 i jep përgjigje të shkurtër kësaj pyetje.Kryetari i legjislativit shihet bashkë me ushtarakë, mes tyre edhe Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tek bëjnë nderime në varrimin e dëshmorit Beha.

