“Drenasi ka kaluar nëpër dy procese të rëndësishme”

Sa i përket sundimit të ligjit Partia Demokratike e Kosovës nuk luan rolin e alibisë e as nuk i ofron imunitet askujt që e shkel ligjin, ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie Uran Ismaili.
“Shkelësit e ligjin nuk kanë perspektivë në Partinë Demokratike të Kosovës. Edhe pse të gjithë kontribuojmë për një koncept politik, përgjegjësitë janë individuale” ka thënë Ismajli.
Tutje Ismajli vlerësoi të veçanta zgjedhjet në Drenas, për faktin që ish kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku, është në proces gjyqësor për krime lufte.
“Drenasi ka kaluar nëpër dy procese të rëndësishme. Fillimisht kur Demaku është dënuar pastaj zgjedhjet lokale. Kemi qenë të lënduar me rastin e Nexhat Demakut, megjithatë Drenasi ka konfirmuar qe PDK-ja është e para dhe do të mbetet e tillë” tha Ismajli