Lladrovci në ofensivë, takon ministrat e Republikës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot gjatë ditës kishte pritur në takim Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Memli Krasniqi, me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet që janë të planifikuara në Komunën e Drenasit për këtë vit.
Ndërsa nesër Kryetari Lladrovci ka planifikuar ta takoi edhe ministrin e Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami. Ky takim do të mbahet prej orës 13:00 në objektin e Komunës së Drenasit./DrenicaOnline/
LIKE faqen e DrenicaOnline në Facebook: KLIKO KETU