Ja si dukej Kadri Veseli në uniformë të UÇK-së (Video)

Ditën kur në Kuvendin e Kosovës diskutohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shumë pyesin ku ka qenë kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, gjatë luftës clirimtare.

Një video e shpërndarë nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, nga varrimi i dëshmorit Milaim Beha në maj të vitit 1999 i jep përgjigje të shkurtër kësaj pyetje.

Kryetari i legjislativit shihet bashkë me ushtarakë, mes tyre edhe Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tek i bëjnë nderimet e varrimit dëshmorit Beha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë