Brenda dy viteve asfaltohet rruga Tërdevc-Vuqak

 

Komuna e Drenasit ka planifikuar se që nga viti i ardhshëm (2018) të nis rregullimin e rrugës Tërdevc-Vuqak e cila lidh shumë fshatra të Drenicës.

Në komunën e Drenasit kanë deklaruar se vitin e ardhshëm do të ndahen 50 mijë euro për fazën e parë ndërsa në vitin 2019 edhe 70 mijë të tjera ku brenda dy viteve do të jetë e asfaltuar, raporton DrenicaOnline.

Kjo rrugë gjatë luftës ka qenë e frekuentuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe civilët e kësaj zone./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutem bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë