Këngëtarja Adelina Thaçi ka kaluar muaj aspak të këndshëm, kjo për shkak të sëmundjes së bashkëshortit, gazetarit, analistit e deputetit Bardhyl Meta
Siç është thënë, Meta po lufton me sëmundjen e kancerit, të cilën sëmundje ky i fundit ka thënë se do ta mund dhe kështu qoftë.
Me sa duket gjendja shëndetësore e Metes është më e mirë, pasi ai është kthyer pranë familjes dhe po kalon kohë me të bijat që i kanë munguar aq shumë, shkruan “Kosovarja”.
Adelina i ka qëndruar gjatë gjithë kohës shumë pranë të shoqit, duke i ndihmuar në këtë betejë shëndetësore.
