Ky është ministri i vetëm nga Drenica në Qeverinë e Kosovës

 

Drenasi dhe Skenderaj, ndonëse deri tani kanë qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, ky rajon nuk përfaqësohet në institucionet udhëheqëse të vendit me qytetarë të saj.

Ka shumë vite që në ekzekutiv nuk ka pasur asnjë ministër nga Drenica, ndërsa së fundi është emëruar një nga ky rajon, ai i Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala që vjen nga fshati Vuqak të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

E ky i fundit i cili është bashkëshorti i deputetes Sala Shala, si duket ka përfituar vetëm pas largimit të Ferit Aganit nga ky dikaster, ku Shala ka qenë zëvendës i tij./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë