Kjo është agjenda e Komunës së Drenasit me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të Pavarësisë

 

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka paraparë këtë agjendë:

15 shkurt 2017 – dekorimet në sheshe, rrugë, parqe etj. me flamuj shtetëror.

13-17 shkurt 2017 – ekspozita me punime të nxënësve lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  organizim i shkollave;

15-16 shkurt 2017 – ora e parë e mësimit nëpër shkolla i kushtohet shpalljes së Pavarësisë së Kosovës;

16 shkurt 2017 – ora 14:00, aktivitete sportive (volejboll)

17 shkurt 2017

– ora 9:00 bëhen vizita dhe vendosje e kurorave në varrezat e Dëshmorëve si dhe vizita në familje të Dëshmorëve;

– ora 10:00, mbledhje solemne  e Kuvendit Komunal të Drenasit me mysafirë të ftuar

– ora 14:00-16:00, koncert festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe shpërndarja e mirënjohjeve.

LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë