Ja si digjej Pokleki i Drenasit gjatë luftës (Video)

 

Janë publikuar pamje të reja të luftës së fundit në Drenicë. Në pamjet e publikuara nga “Associated Press” shihet fshati Poklek i Ri i Drenasit i mbuluar nga tymi i shtëpive të djegura nga ushtria dhe policia serbe.

Në video shihen edhe policia dhe ushtria serbe duke lëvizur në fshat e po ashtu dëgjohen edhe krisma të armëve, raporton DrenicaOnline.

Në këtë aksion të policisë flitet për të paktën shtatë të vrarë derisa rreth 1.000 banorët e fshatit kishin lënë shtëpitë për t’u strehuar në fshatin Vasilevë të Drenasit. Pokleki është njëri ndër fshatrat e Kosovës që ka dhënë më së shumti për liri./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë