Gjenden 7 mina afër Kosmaqit, alarmohen banorët e Krajkovës

 

Një banor i fshatit Krajkovë të Drenasit ka lajmëruar në polici se ka hasur në disa mjete të pashpërthyera, afër Kosmaqit.

Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty kanë shkuar edhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.

DrenicaOnline ka mësuar se bëhet fjalë për 7 mjete të pashpërthyera të cilat janë larguar në mënyrë të sigurt./DrenicaOnline/

LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë