Drenori ia përkujton Lladrovcit: 17 Shkurti është përvjetori i pavarësisë së Kosovës

Asamblesiti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori ia ka përkujtuar kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafit të tij se duhet të organizohet ndonjë aktivitet për ta shënuar përvjejtorin e Pavarësisë.
“Kishte me qenë mirë m’i tregu dikush Kryetarit Lladrovci dhe Drejtoreshës se drejtorisë përkatëse se këtë festë zakonisht e festojmë të paktën me ndonjë aktivitet. (Me gjasë administrata po e “saboton” ekzekutivin e ri të komunës sonë)”, ka shktuar Drenori në Facebook.
Sipas Drenorit, në foton e parë mund të shihet faqja e parë e web faqës zyrtare të komunës sonë, ku nuk shifet ndonjë njoftim për ndonjë aktivitet për nder të festës së pavarësisë, përderisa në foto 2 dhe 3 shihen aktivitet që komuna e Skenderajt ka planifikuar të organizoj për nder të kësaj date të shënuar.
Pelqeje faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU