Arllati, Dobroshevci dhe Abria së shpejti me Zyre të Gjendjes Civile

Komuna e Drenasit planifikon që brenda dy viteve të ardhshme të ndërtojë edhe tri qendra të reja të gjendjes civile.
Portali “DrenicaOnline” ka mësuar se është bërë projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Arllat, Dobroshev dhe Abri.
Këtë vit për këto projekte janë ndarë 45 mijë euro ndërsa për vitin 2018 parashihet të ndahen 70 mijë dhe për përfundimin e projekteve gjatë vitit 2019 edhe 65 mijë euro të tjera.
Kështu deri në vitin 2019 pritet të përfundojnë të tria objektet ku vlera totale e tyre arrin në 180 mijë euro./DrenicaOnline/
Ju lutemi, bejeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU