30 mijë euro për ujërat e zeza të Negrocit

Komuna e Drenasit këtë vit ka planifikuar të ndajë 30 mijë euro për ujërat e zeza të fshatit Negroc.
Ndonëse nuk dihet se për cilën lagje janë ndarë mjetet, dihet se kanalizimi i lagjes “Llokma” ende nuk ka përfunduar pavarësisht që punimet kanë filluar qysh para një viti.
Për këtë fshat këtë vit komuna nuk ka planifikuar asfaltimin e ndonjë rrugë, ndonëse rruga kryesore Arllat-Negroc-Vuqak është shkatërruar dhe ka nevojë urgjente për të ndërhyhet në të, raporton portali DrenicaOnline.
Komuna ka planifikuar tek në vitin 2018 të ndajë rreth 60 mijë euro dhe 60 mijë të tjera në vitin 2019 për asfaltimin e rrugëve të këtij fshati./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU