Thaçi mban takim konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim

Gjatë ditës së nesërme presidenti, Hashim Thaçi do të mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
Sipas njoftimit të presidencës, takimi mbahet në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 13:00, dhe se do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës për mjetet e informimit./Indeksonline/