Depononte para false në Drenas, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Rahoveci i cili disa herë kishte deponuar në njërën prej bankave të Drenasit para false në vlerë rreth 1500 euro dhe shumën e njëjtë e kishte tërhequr në Rahovec, raporton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës pas hetimeve intensive përkitazi me rastin ka arritur ta identifikojë dhe arrestoi të dyshuarin.
Ky i fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU