Konkurset në Drenas, me monitorues

Drejtoria e Arsimit në Drenas ka bërë intervistimin e kandidatëve për vendet e lira të punës.
Gjatë procedurës në testimin e kandidatëve intervistues me shkrim, kanë qenë prezente disa organizata jo qeveritare që veprojnë në Komunën e Drenasit, dhe rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN për të monitoruar procesin e intervistimit.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar Komisionin e DKA-së dhe kandidatët intervistues dhe ka thënë se transparenca gjatë procedurës së pranimit të mësimdhënësve do të jetë në vazhdimës, e që sipas tij meritorët do të pranohen në vendet e tyre të punës.
LIKE faqen tonë:
https://www.facebook.com/drenicaonline/