Arrestohet i kërkuari në Drenas, dërgohet në Dubravë

Policia e Drenasit ka arrestuar një person në qytet pasi ndaj të njëjtit kishte një urdhëresë gjykate për arrestim.

Policia ka treguar për DrenicaOnline se i arrestuari menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtine është arrestuar i kërkuari dhe i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit”, kanë deklaruar në Polici./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë