Arrestohen tre persona në Skenderaj

Janë arrestuar tre të dyshuar në Klinë e Mesme të Skenderajt, pasi që të njëjtit me veturën e tyre nuk ishin ndalur në një pikë kontrolli të policisë.
Policia ka treguar për DrenicaOnline se të arrestuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa vetura është konfiskuar për mungesë dokumentacioni. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:
https://www.facebook.com/drenicaonline/