Veseli vendos të mos i lejojë deputetët të flasin sa të duan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vendosur të respektojë rregulloren e Kuvendit.

Deputetët tash e tutje nuk do ta kenë mundësinë që të flasin sa të duan, por aq sa e përcakton rregullorja e Kuvendit.

Organizatat që e mbikëqyrin punën e legjislativit thonë se kryetari prej ditës kur është zgjedhur në këtë detyrë, do të duhej ta kishte këtë si prioritet.

Driton Selmanaj nga Demokracia Plus thotë se rregullorja e Kuvendit është kushtetutë për deputetët, prandaj duhet të respektohet jo sipas vullnetit, por është obligim.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në Kuvend shpeshherë është shkelur rregullorja, e për këtë nuk ka reaguar askush.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të funksionojë me rregullore të miratuar në vitin 2010, ani pse thuhet se secila legjislaturë duhet ta miratojë rregulloren e re.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë