Lladrovci kërkon transparencë në konkursin për pranimin e mësimdhënësve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar Komisionin e DKA-së dhe kandidatët intervistues të cilët i janë nënshkruar konkursit të fundit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe ka thënë se transparenca gjatë procedurës së pranimit të mësimdhënësve do të jetë në vazhdimësi dhe meritorët do të pranohen në vendet e tyre të punës.
Gjatë kësaj procedure në testimin e kandidatëve intervistues me shkrim, kanë qenë të thirrura të gjitha organizatat jo qeveritare që veprojnë në Komunën e Drenasit, dhe rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN për të monitoruar procesin e intervistimit, ndërsa kishin prezentuar disa OJQ nga Drenasi dhe Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN.