Digjet një shtëpi në Komoran

Kati i një shtëpie në Komoran është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar.
Policia e Drenasit ka marrë një informacion rreth orës 23:00 se në rrethana të panjohura një qytetari nga zjarri i është përfshirë kati përdhesë i shtëpisë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK: