​Shpërthime në Feronikel, nuk ka të lënduar (FOTO)

 

Sonte rreth orës 20:40 ka ndodhur një avari në Feronikel, ku brenda rrethojave të gjigandit industrial është vërejtur një flakë, nga e cila nuk ka të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress rastin, e cila ka thënë se policia pas marrjes së informatave ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar se ka ndodhur një avari në një trafo të energjisë elektrike, nga e cila nuk ka të lënduar.

Që nga momenti i avarisë, Feronikeli ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar. Kjo mund të shihet edhe nga fotoja që një qytetar e ka dërguar në KosovaPress.

Per me shume lajme nga Drenica, ju lutemi bejeni LIKE faqen tone ne FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë