Lajm i mirë për Sankocin dhe Fushticën, ky është projekti për banorët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci javën e kaluar ka zhvilluar një takim me ministrin e Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharkun me të cilin kanë bashkëbiseduar për projektit të cilat pritet të realizohen gjatë këtij vitit në Drenas. Në mesin e shumë projekteve për të cilat ka raportuar DrenicaOnline është edhe projekti tjetër i asfaltimit të rrugës në fshatin Sankoc-Fushticë. Lladrovci kishte deklaruar se vlera e këtij projekti është 250 mijë euro.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga M./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë