Kryetari Lladrovci takon anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka pritur në takim anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal nga të cilët ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe u ka premtuar një zyre në objektin e vjetër të administratës komunale.
Gjatë takimit, kryetari i KVRL-së për Drenasin, Agon Rexhepi ne emër të KRVL-së, ka shprehur kenaqësinë që kryetari Lladrovci ka pritur në takim, duke thënë se më herët si KVRL ishin të injoruar nga institucionet lokale. Ai ka thënë se për të zhvilluar aktivitetet e KVRL-së e përgjithësisht rinisë së Drenasit i nevoitet një zyre për takime, ndërsa po ashtu ka kërkuar që të behët pagesa e rrugës dhe ushqimit për penalistët që vijnë në takime nga Prishtina.
Rexhepi po ashtu ka propozuar që ish-qendra e rinisë të kthehet në shërbimin e të rinjëve të Drenasit. Kryetari Lladrovci ka thënë se rinia e Drenasit shumë shpejt do të kenë një zyre në objektin e ish-Komunës, ndërsa për ndihmë financiare në organizimin e takimeve me penalistët, ka thënë se para se të mbahen takimet, të ju drejtohet me kërkesë Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini e Sport./DrenicaOnline/
Për më shume lajme nga Drenasi, ju lutemi bejeni LIKE faqen tone ne FACEBOOK:
https://www.facebook.com/drenicaonline/