16 të lënduar në aksident trafiku në Istog

Në fshatin Rakosh të Istogut dje ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një kombi me targa vendore, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Policia thotë se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak se i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e godet kombin nga prapa.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i kombit dhe 15 pasagjerë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thotë PK.