Thaçi fton Vuçiqin për skijim në Brezovicë

Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të punës.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, duke thënë se ky është prioritet mbi prioritetet e jo “politikanizmi dhe retorika luftënxitëse”.

“Kur të forcohen themelet i urave të reja, do të më vinte mirë sikur kryeministri (Aleksanër) Vuçiq të vinte për skijim në Brezovicë, e që në këtë mënyrë së bashku të dërgojmë mesazhin e paqes”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se dje, presidenti Thaçi qëndroi në Brezovicë, ndërsa në Twitter shkroi në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht: “Kalova një ditë në Brezovicë, ku takova popullatën lokale. Duhet të punojmë së bashku për gjeneratat e reja. Investimet dhe ekonomia, kyçe”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë