Shqiptari i Maqedonisë bëri operacion plastik që të mund të kryente sulme terroriste (FOTO)

Zulhajrat Seadini, shtetas i Maqedonisë, është ndër 400 personave të arestuar së fundmi nga policia turke me dyshuar për lidhje me terroristët e ISIS, shkruan agjencia e lajmeve “DHA”, transmeton Zhurnal.
Vetëm në provincën kufitare Sanlifurfa policia ka arrestuar në flagrancë 150 sirianë. Në Ankara janë arrestuar 60 persona, ndërsa në rajonin e Konias 75 persona. Bastisjet dhe arrestimet tjera kanë ndodhur në Stamboll, Izmir dhe qytetin jugor Adana. Ajo që bie në sy është se mes të arrestuarve janë edhe shumë të rinj që kishin përgatitur sulme në Turqi dhe Evropë.
Mes të arrestuarve është edhe një preson nga Hamburgu (Adnan S. ose Aleksandar Mitic) dhe një tjetër nga Bremeni (Zulhajrat Seadini), por me origjinë janë nga Mali i Zi dhe Maqedonia respektivisht. Ata u arrestuan në Ankara dhe sipas medias turke «Habertürk» të dy kishin përgatitur sulme terroriste në Evropë dhe janë dënuar me 22,5 heqje lirie. Madje, Zulhajrat Seadini kishte tentuar të kryejë operacion plastik për t`u larguar më lehtë drejt Evropës ku kishte planifikuar sulme.

Turqia prej kohësh ka qenë cak i sulmeve terroriste nga ekstremistët kurdë dhe militantët e ISIS. Së fundi gjatë festave të fundvitit në Club Reinau vranë 39 persona. Personi i arrestuar ishte nga Uzbekistani.
Agjencia e lajmeve turke Anadolu Agency ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga bomardimet ajrore turke në Al-Bab janë “neutralizuar”, që do të thotë janë vrarë 34 terroristë të ISIS.