Lladrovci i gëzon edhe banorët e Llapushnikut

Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapushnik në vlerë prej 150,000 euro që do të realizohet gjatë këtij viti.

Ky është premtim i kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton portali DrenicaOnline.

Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, bëjeni LIKE afaqen tonë në FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë