Momenti i faljës së gjakut nga familja Bullaku (Video)

Familja Bullaku nga Drenasi, dje ka përciellur për në banesën e fundit djalin e tyre, i cili një natë më parë humbi jetën në një aksident trafiku.
Të shtunën rreth orës 21:30 në fshatin Korroticë të Drenasit, një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur tre këmbësorë, njëri prej të cilëvë ka ndërruar jetë, e që ishte Bajram Bullaku nga Drenasi.
Gjatë varrimit të të ndjerit, familja e Bullaku, i ka falur gjakun e djalit të tyre, familjës së vozitësit të veturës i cili kishte shkaktuar aksidentin e që ishte nga Tropoja e Shqipërisë.
Në një video të publikuar nga Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, shihet momenti i zgjatjës së dorës së pajtimit në mes të dy familjëve nga Drenasi dhe Tropoja, një gjestë ky i cili shihet shpesh në mes të familjeve shqiptare./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme ngë Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/