Lladrovci: U ndanë 200 mijë euro për lagjen e Dëshmorëve në Poklek

Rregullimi i infrastrukturës në lagjen e Dëshmorëve në Poklek është prioritete i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai gjatë një takimi javën e kaluar që kishte me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku janë dakorduar që të ndahen 200 mijë euro për rregullimin e infrsatrukturës në këtë lagje.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtij projekti, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë