Kryetari Lladrovci takon banorët e fshatit Nekoc (FOTO)

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor dhe aktivist të fshatit Nekoc të dielen mbrëmje ka mbajtur takim me banorë të këtij fshati, me të cilët diskutuan priorietet dhe kërkesat e tyre që janë në interes te të gjithë banorëve.
Banorët e këtij fshati kanë paraqitur kërkesat e tyre prioritare, ndër to ndërtimin e urës në lagjen Gryka, përfundimin e projektit të nisur me UNDP-në, lirimi i pronave publike (utrina) të uzurpuara nga banorët e fshatit, zgjatja e orarit të punës dhe shtimi i stafit në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran, lejimi i një parcelle për ndërtimin e xhamisë së fshatit, përfundimi i kanalizimit në lagje dhe aktivizimi i sistemit të Ibër Lepencit për ujitjen e tokave bujqësore.
Kryetari Lladrovci ka dëgjuar për së afërmi të gjitha kërkesat dhe ankesat e banorëve të fshatit Nekoc dhe ka thënë se për ndërtimin e xhamisë së fshatit të dakordohet fshati se ku dëshirojnë ndërtimin e xhamisë dhe do ju lejoj ndërtimin e saj, kurse për projektet tjëra të paraqitura nga banorët, ka thënë se në mundësitë buxhetore do të shiqohet edhe për ato projekte më prioritare që janë për fshatin Nekoc.
Kryetari Lladrovci po ashtu njoftoi banorët se shumë shpejt do të filloj faza përfundimtare e projektit zbatues për rregullimin e shtratit të lumit “Drenica”, i cili do të kaloj edhe në fshatin Nekoc deri në fshatin Poklek i Ri, projekt ky i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndërsa Komuna do të bejë procedurat e shpronësimit të parcellave përgjatë lumit “Drenica” në mënyrë që projekti të përfundojë me kohë.
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/