Banorët e Kuçicës së Skenderajt së shpejti me ujësjellës

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Zëvendësministri i MAPL-së Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Nënkryetari Nura ka shprehur kënaqësinë e tij me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, e cila ndikon shumë pozitivisht në përmirësimin e më tutjeshëm të jetës së banorëve të këtij fshati. Ai e ka falenderuar MAPL-në dhe zëvendësministrin Gecaj për mbështetjen në realizimin e projekteve jetike për qytetarët.
Projekti i Ujësjellësit për Kuçicën do të realizohet gjatë vitit 2017. Marrëveshja e nëshkruar sot nga Komuna e Skenderajt dhe MAPL, do të rrisë kualitetin e jetës së banorëve të Kuçicës, fshat ky malor dhe me bukuri natyrore.
Kuçica viteve të kaluara ka përfituar investime në projektin e rrugës së fshatit, ndërsa po në vitin 2017, Komuna e Skenderajt do të financojë dhe realizojë edhe projektin e asfaltimit të rrugëve të lagjeve në këtë fshat, si dhe në kanalizimin fekale.
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:
https://www.facebook.com/drenicaonline/