Lladrovci jep një lajm të mirë për banorët e Drenasit

250 mijë euro janë ndarë edhe për ndërtimin e një rruge në qendër të Drenasit.
Kreu i komunës, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se asfaltimi i rrugës “Gani Elshani” në Drenas që do të realizohet këtë vit dhe vlera është 250,000 euro.
Ai ka thënë se Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga Ministrisë së Infrastrukturës./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/