Aksident te “Kroni i Mbretit”, humbë jetën Bajram Bullaku nga Çikatova e Vjetër

 

Bajram Bullaku, nga Çikatova e Vjetër e Komunës së Drenasit, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Korroticë të Epërme, apo siç njihet vendi edhe si “Kroni i Mbretit”, raporton DrenicaOnline.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa Bajrami me dy persona të tjerë janë goditur papritmas nga një automjet me targa të Shqipërisë.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes derisa ngasësi i veturës me targa të Shqipërisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajte.

Trupi i pajetë i Bajram Bullakut është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion ndërsa varrimi i tij, jozyrtarisht mësohet se do bëhet sot në orën 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Çikatovë e Vjetër të Drenasit./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë