Lladrovci: 80 mijë euro janë ndarë për asfaltimin e një rruge në Fushticë e Ulët

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se gjatë këtij viti do të bëhet asfaltimi i rrugës për fshatin Fushticë e Ulët në vlerë prej 80,000.

Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë