Ramiz Lladrovci letër për Ramush Haradinajn

 

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Besojmë në pafajësinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Ndalimi i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Interpolit francez, si pasojë e një urdhër arresti të vitit 2004, përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare, ndërsa pjesëtarët e saj nuk mund të kërkohen nga shteti që ushtroi dhunë dhe gjenocid të pashembullt ndaj Kosovës në fund të shekullit XX.

Republika e Kosovës është e pavarur që nga 17 Shkurti 2008, ndërsa sovraniteti i ish Jugosllavisë ndaj shtetit më të ri në Evropë ka mbaruar më 10 Qershor të vitit 1999, dhe pas kësaj date, asnjë ingerencë e deriatëhershme, nuk vlen as për Republikën e Kosovës as për shtetasit e saj.

Është e papranueshme që në bazë të vendimeve të paligjshme nga një gjykatë të cilës i mungon kompetenca dhe juridiksioni, si ajo e Gjykatës së Qarkut në Beograd, të bëj kërkesa të tilla sepse është ndërhyrje e pashembullt politike.

Jemi thellë të shqetësuar me tendencat e Serbisë për të rikthyer tensionet në Ballkan, me veprimet që tentojnë të rivendosin vëmendjen dhe hegjemoninë serbe në këtë pjesë të Evropës, me format tjetër.

Mirëpresim lirimin sa më të shpejt të ish kryeministrit Haradinaj, të ndalur padrejtësisht. Besojmë në pafajësinë e tij ashtu siç u shpall dy herë i pafajshëm, ndërsa në të ardhmen të mos merret parasysh asnjë kërkesë nga Serbia për arrest ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës.

Ramiz Lladrovci

Kryetar i Komunës së Drenasit

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë