Edi Rama në AAK, shpreson në lirimin sa më parë të Haradinajt (FOTO)

Pas takimit që pati me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, në selinë e AAK-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,  është shprehur falënderues për mikpritjen duke shpresuar që Haradinaj së shpejti të jetë në Kosovë.

“Faleminderit shumë për mikëpritjen, ka qenë një moment i rëndësishëm takimi me gjithë miqtë  e Aleancës, natyrisht tema e bisedës është ajo çka unë mendoj mbetet në rendin e ditës për të gjithë ne domosdoshmëria për një fund ashtu siç e kërkon e drejta dhe siç e meriton Kosova të një procesi tërësisht të tepërt për Ramush Haradinajn, por jo vetëm kaq por edhe kemi diskutuar më gjerë për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Rama ka theksuar se uron me gjithë zemër që përfundimi i rastit të Haradinaj do të jetë përfundim që duam të gjithë.

“Ajo që unë dua të nënvizoj dhe që kemi ndarë me miqtë tanë se për ne procesi i Ramushit me përfundimin e tij që unë me gjithë zemër uroj dhe besoj do të jetë përfundimi që duam të gjithë , nuk është fundi por është fillimi i një pune të përbashkët të qeverisë sonë dhe të Kosovës, për të fshirë përfundimisht përfundimisht këto lista njerëzish me urdhërarreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe që na e shfaqet hera herës në këto forma të cilat na e kujtojnë se e shkuara është një kërcënim për ne dhe na obligon që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe të demokracie ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme dh eta afrojmë sa më shumë të jetë e mundur të ardhmen që meritojnë fëmijët tanë”, ka përfunduar Rama.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë