Objekte të reja shkollore do të ndërtohen në Skenderaj gjatë këtij viti

Investimet në ndërtimin e objekteve shkollore në Skenderaj do të vazhdojnë edhe në vitin 2017, falë bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Arsimit, kjo u konstatua sot në takimin që kishte Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me Zëvendësministrin e Arsimit Mevludin Krasniqi.

Në takim e përzemërt, Nënkryetari Nura dhe Zëvendësministri Krasniqi u dakorduan për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të objekteve shkollore të nisuara tashmë. Objektet shkollore si: Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj dhe SHFMU “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez do të përfundojnë gjatë vitit 2017. Ndërsa do të investohet bashkarisht edhe në projekte të reja. Projektet; ndërtimi i Sallës së sporteve në Turiqec dhe ndërtimi  objektit të ri të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”në Skenderaj, do të fillojnë dhe do të realizohen po ashtu në vitin 2017.

Investimet në infrastrukturën shkollore rrisin edhe cilësin në shkollat e Skenderajt, pasi objektet e reja të ndërtuara ofrojnë kushte shumë të përshtatshme për nxënie të dijes nga fëmijët e Skenderajt. Rëndësi të veçantë ka edhe ndërtimi i objektit të INstitucionit Parashkollor “ Nëna Zahide”, pasi objekti i tashëm nuk i plotëson kushtet optimal për edukim dhe qëndrim të fëmijëve.

Komuna e Skenderajt, po gjatë vitit 2017, me buxhet vetanak, do të nisë edhe ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Elena Gjika” në Makërmal, ndërsa do të bëjë edhe renovimin e tërsishëm të objektit të shkollës në fshatin Marinë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë