Lladrovci vizitoi 98-vjeçaren e cila doli në votime

Së bashku me drejtorët e komunës, sot kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka vizituar Hamide Morinën në Gllobar, e cila në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në moshën 98 vjeçare, së bashku me nipa e stërnipa, doli të kryej detyrimin qytetar, doli në vendvotim dhe votoi.
“Sinqerisht e falënderova për këtë akt qytetarie. Ndjehesha i obliguar që me një buqetë lulesh ta falënderoj për besimin e saj dhe pritjet nga qeverisja të cilës edhe ia besoi votën. Jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të komunës tonë ndjehem i obliguar të bëj më të mirën e mundshme. Kam detyrim t’i përmbush këto pritje. Faleminderit për besimin tënd lokja Hamide! Të paçim edhe shumë mote!”, ka deklaruar Lladrovci./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/