Lladrovci merr shumë “Like” dhe komente pozitive

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar edhe në facebook emrat e drejtorëve komunal të cilët i ka emëruar gjatë ditës së djeshme. Por ajo që të tërheq vëmendjen në këtë postim janë urimet dhe pëlqimet e shumta që ka marrë kryetari. Janë rreth 40 komente dhe që të gjitha janë vetëm urime dhe suksese për kryetarin Lladrovci po ashtu edhe mbi 400 like.

Lladrovci në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Kabineti im ka këtë përbërje:

Kimete Qorri – Drejtore e Administratës Komunale

Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtore e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik

Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit

Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Aurora Berisha – Drejtore e Inspeksionit

Lumnije Krapi – Drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë

Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa

Flutura Avdiu – Drejtore për Kulturë, Rini e Sport

Pres së shpejti të emëroj edhe drejtorin apo drejtoren e Departamentit të arsimit

RLl

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë