Gratë e PDK-së, të ekzaltuara me Ramiz Lladrovcin

Dy deputete të Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mirëpritur lajmin se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka emëruar pesë femra drejtoresha.

 Në Facebook, deputetja Blerta Deliu ka shkruar se kryetari i Drenasit ka mbajtur premtimin për barazi gjinore e demokraci.

“Të lumtë Ramiz!”, shkruan deputetja.

“Kryetari i Komunës së Drenasit, në vazhdën e mbajtjes së premtimeve, e realizoi edhe atë që është qenësor për barazinë gjinore dhe demokracinë e mirëfilltë. Nga sot, Drenasi është komuna e parë në Kosovë, me gjysmën e qeverisë lokale – fuqi femërore. Një rast dhe një shembull i mirë, për Drenasin dhe për gruan në ekzekutiv. Të lumtë, Ramiz!”

Ndërsa, deputetja tjetër e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka shkruar në Facebook duke thënë se Lladrovci ka emëruar 50 për qind gra në nivelin ekzekutiv, duke u shprehur i sigurt se gratë do ta kryejnë punën me përgjegjësi.

“Ramizi e mbajti fjalen, kishte premtuar 50% gra ne nivelin ekzekutiv! Bravo kryetar, jam e sigurt qe do ta kryejne punen me shume pergjegjesi!”, ka shkruar ajo. /Periskopi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë