Drenas: Kanos me armë vëllain, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, pasi që dyshohet se i njëjti ka kërcënuar me armë vëllain e tij.

Burimet e DrenicaOnline brenda stacionit policor të Drenasit kanë treguar se kanosja ka ndodhur të martën rreth orës  11:00 dhe menjëherë për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë