Sot emërohen drejtorët e rinj nga Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot gjatë ditës pritet ta formojë kabinetin e tij qeverisës.

Burimet e DrenicaOnline brenda komunës kanë thënë se Lladrovci gjatë ditës së sotme do të bëjë publik emrat e dy drejtorëve të rinj, atij të Administratës së Përgjithshme Komunale dhe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencave.

Ju rikujtojmë se ditë më parë Lladrovci kishte shkarkuar nga detyra, Drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, pasi sipas tij që të dy janë me aktakuza.

Lexojeni portalin DrenicaOnline për tu njohur më vonë edhe me emrat e rinj të kabinetit të kryetarit Lladrovci./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë