Kryetari Lladrovci emëron sfafin e tij (FOTO) 

 

Pas betimit të dhënë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar Komunë dhe besimit të qytetarëve, kryetari Lladrovci sot në një konferencë për media ka prezentuar qeverisjen komunale, me të cilët do të udhëheq.

Nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasterët ekzekutive, 50 për qind e drejtorive janë emëruar femra.

Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jëtë me këtë përberje:

Arsim HaxhiuNënkryetar i Komunës

Gani SylaShef i Kabinetit të Kryetarit

Kimete QorriDrejtoresh e Administratës Komunale

Anita Avdullahu – DvoraniDrejtoresh e Bujqëisë dhe Zhvillimit Ekonomik

Betim BerishaDrejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit

Milaim HajdariDrejtor për Kadastër, Gejodezi dhe Pronë

Aurora BerishaDrejtoresh e Inspeksionit

Lumnije KrapiDrejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë

Ilir ShalaDrejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Hamdi KrasniqiDrejtor për Buxhet e Financa

Flutura AvdiuDrejtoresh për Kulturë, Rini e Sport

Ndërsa ditëve në vijim pritet të emërohet edhe drejtori ose drejtoresha e Arsimit. Kryetari Lladrovci paraprakisht ka falënderuar ish drejtorët e më parshëm për punën dhe angazhimin e tyre, por ka shtuar se ishte një premtim i tij që 50 për qind e stafit të drejtorëve të jenë femra, mirëpo me marrëveshje me ish-drejtorët i ka bartur në punët e më parshme, ose atyre ekuivalente, siç është e përcaktuar me Ligj.

Ish-drejtori i Arsimit, z. Sadik Tahiraj është transferuar në Drejtorinë e Administratës Komunale, përkatësisht shef i Sektorit të Arkivit, ish-drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik z. Skender Hasi është transferuar në Drejtorinë e Financave, përkatësisht shef në sektorin e Financave dhe ish-drejtori për Kulturë Rini e Sport, z. Agron Dubovci është transferuar po në këtë drejtori, shef për Kulturë.

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë